Një zyrtar i OKB-së hedh poshtë thirrjet për përsëritjen e zgjedhjeve në Irak

Një zyrtar i lartë i Kombeve i Bashkuara në Irak hodhi poshtë thirrjet për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke thënë se votimi i 15 janarit ishte i besueshëm.

Përfaqësuesi i OKB-së në komisionin irakian të zgjedhjeve tha se ka pasur raste manipulimesh, por ky problem nuk justifikon zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Irakianët suni dhe shiitët laikë kanë akuzuar për mashtrim në shkallë të gjerë dhe kanë heshur poshtë rezultatet fillestare që tregojnë se një koalicion shiit udhëheq me reztat të thellë. Kritikët mbajtën përsëri dje demonstrata në disa qytete irakiane.

Ndërkohë, të ndaluarit në një burg të Bagdadit u përpoiqën, por pa sukses, të organizonin një ike. Në përleshjen që pasoi, mbetën të vrarë 4 roje, një përkthyes dhe katër të burgosur. Mes të plagosurve ishte edhe një ushtar amerikan.

Dhe një grup ekstremist shumë pak i njohur kërcënoi se do të vrasë një inxhinier të rrëmbyer francez nëse Franca nuk i jep fund asaj që grupi e cilëson si prani të paligjshme franceze në Irak. Zyrtarët francezë thanë se po e studiojnë këtë pretendim të bërë në një videokasetë.