Sulm vetvrasës në Dagestan

Autoritetet ruse thanë se një vetvrasës kreu sulm sot në afërsi të një xhamie në jug të Rusisë. Asnjë tejtër nuk u vra nga shpërthimi.

Policia tha se personi aktivizoi brezin me lëndë shpërthyese pranë një grupi njerëzish në rajonin mysliman të Dagestanit. Ata ishin mbledhur për të nderuar djalin e një zyrtari qeveritar i cili u qëllua për vdekje nga persona të armatosur të martën. Nuk është e qartë në se incidenti i sotëm kishte lidhje me ceremoninë.

Dagestani është përfshirë nga dhuna që vjen si nga aktivitetet kriminale ashtu edhe nga konflikti midis trupave ruse dhe separatistëve në Çeçeninë fqinje.