Italianët në mbështetje të ligjeve për abortet

Mijëra italianë marshuan në Milano dhe Romë në mbështetje të ligjeve të tanishme të Italisë për abortet dhe për të kërkuar të drejtën e bashkimit civil për çiftet e pamartuara.

Protesta bëhet para zgjedhjeve parlamentare të prillit, ku të dyja çështjet pritet të jenë të rëndësishme. Protestuesit në Milano u shprehën me shqetësim se autoritetet mund të përpiqen të shfuqizojnë ligjet e tanishme për abortin që e lejojnë këtë procedurë gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë.

Në Romë protestuesit u mblodhën në sheshin Farnese për të kërkuar lejimin e bashkimeve civile si brenda të njejtin seks edhe çiftet heteroseksuale. Papa Benedikt kritikoi ashpër këtë javë konceptin e bahskimeve civvile dhe ritheksoi qëndrimin e Vatikanit kundër abortit.

Të dyja këto janë çështje delikate për politikanët që kërkojnë t’i bëjnë sfidë Kryeminsitrit konservator Silvio Berluskoni. Rivali i tij kryesor në zgjedhje është Romano Prodi, një politikan i qendrës së majtë.