Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, u bëri thirrje myslimanëve të pranojnë ndjesën e shprehur nga një gazetë daneze për botimin e karikaturave të profetit Muhamed, të cilat kanë shkaktuar fyerje.
Zoti Anan u bëri dje thirrje myslimanëve gjatë një konference shtypi ta lënë mënjanë kontradiktën dhe të pranojnë ndjesën në emër të Allahut të mëshirshëm. Karikaturat u publikuan së pari në muajin shtator nga gazeta daneze Jyllands-Posten.
Një nga karikaturat e paraqet Profetin Muhamed me një çallmë në formën e bombës. Botimi i karikaturave ka nxitur protesta në shumë vende myslimane si edhe dënime nga zyrtarë amerikanë e britanikë.
Gazeta ka kërkuar falje që ka shkaktuar fyerje, por mbrojti vendimin e saj për të botuar karikaturat. Shumë gazeta evropiane i ribotuan karikaturat këtë javë në shenjë solidariteti për lirinë e shtypit. //bsa//