Rrjeti televiziv arab Al-Xhazira transmetoi një videokasetë të re të nurmit dy në hierarkinë e al-Kaidës, në të cilën ai kritikon ashpër vendet perëndimore lidhur me publikimin e karikaturave që e paraqesin Profetin Muhamed si terrorist.
Në videokasetë, Ajman al-Zauahiri i cilëson karikaturat si fyerje dhe bën thirrje për bojkotim ekonomik ndaj vendeve ku janë publikuar ato.
Ai i bën thirrje edhe grupit Hamas, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze të janarit, të hedhë poshtë çdo marrëveshje paqeje midis Autoritetit Palestinez dhe Izraelit.
Në një kasetë të transmetuar në janar nga rrjeti al-Xhazira, al-Zauahiri i bën thirrje Presidentit Bush të pranojë humbjen në Irak dhe në Afganistan.