Toni Bler bën riorganizimin e kabinetit pas humbjeve në zgjedhjet vendore

Kryeministri britanik Tony Blair bëri riorganizimin e kabinetit pas humbjeve të rënda që pësoi partia e tij Laburiste në zgjedhjet e djeshme vendore.

Ministrja e Mjedisit Margaret Beckett u emërua sekretare e jashtëme në vend të zotit Jack Straw i cili u ul në pozitë duke u bërë udhëheqës i laburistëve në Dhomën e Komuneve. Kryeministri Blair hoqi gjithashtu zotin Charles Clarke nga posti i sekretarit të brendshëm. Kjo detyrë iu dha ministrit të mbrojtjes John Reid. Zyrtari i lartë i ministrisë së thesarit Des Brown mori postin e ministrit të mbrojtjes.

Zoti Clarke i quajti ndryshimet një e drejtë dhe përgjegjësi e kryeministrit. Udhëheqësi i Partisë Konservatore të opozitës, David Cameron u përgjigj duke thënë se riorganizimi i kabinetit nuk mjafton dhe se kërkohet një qeveri e re. Partia Laburiste është mbërthyer nga skandale dhe akuza për paaftësi, përfshi lirimin aksidental të më shumë se një mijë të burgosurve të huaj të cilët mund të deportoheshin.