Disa ish sekretarë kabineti të Shteteve të Bashkuara i ofruan këshilla presidentit Bush sot mbi situatën në Irak.
Kjo është hera e dytë që zoti Bush mbledh në Shtëpinë e Bardhë ish sekretarë të shtetit dhe të mbrojtjes nga administrata të mëparshme, si republikane dhe demokratike.
Presidenti pranoi se ka patur mosmarrëveshje mes tyre rreth çështjes nëse Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë në Irak, por shtoi se ata të gjithë ishin përqëndruar në arritjen e një rezultati pozitiv.
Tema të tjera të diskutimeve nuk u bënë të njohura.