Haradinaj: pavarësia do të hapë perspektivë për Kosovën dhe për rajonin

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha sot në kuvendin zgjedhor të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, se pavarësia do të hapë perspektivë për Kosovën dhe për rajonin. Zoti Haradinaj nënvizoi se Kosova do të ketë nevojë edhe në të ardhmen për ndihmën dhe praninë ndërkombëtare. Ndërsa kryeministri aktual Agim Çeku, i cili përshëndeti delegatët, theksoi se Kosova do të jetë një vend demokratik ku të gjithë do të ndjehen të barabartë.