Ish senatori amerikan dhe ish sekretar i thesarit, Lloid Bentsën vdiq në moshën 85 vjeçare.
Familja e tij tha se ai vdiq sot në Texas, ndërkohë që nuk është njoftuar ende shkaku i vdekjes.
Zoti Bentsën përfundoi studimet universitare të juridikut në shtetin e Texasit, fluturoi misione luftarake gjatë luftës së dytë botërore dhe shërben për 30 vejt në kongresin amerikan, së pari në Dhomën e Përfaqësusve dhe pastaj në senatin amerikan.Në vitin 1976, ai siguroi emërimin e Partisë Demokrate për president.
Si kandidat për nën-president me kandidatin për president Michael Dukakis në vitin 1988, zoti Bentsën mbahet mënd për një shprehje që është bërë mjaft e njohur kur i tha rivalit të tij Dan Kuell gjatë një debati televiz, Senator, unë e kam njohur Jak Kenedin, ti nuk je Jak Kenedi.
Zoti Bentsën shërbeu në postin e sekretarit të thesarit në administratën e presidentit Clinton, i cili e nderoi me çmimin më të lartë civil të vendit, Medalja Presidenciale e Lirisë. //ze