Irak: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në qytetin jugor të Basrës

Kryeministri irakian Nouri al-Maliki shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin jugor të Basrës, pas disa javë luftimesh mes fraksioneve shi’ite. Zoti Maliki e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, që do të zgjasë një muaj, gjatë vizitës së tij në këtë qytet kryesor të nxjerrjes së naftës. Ai u zotua gjithashtu të shtypë me forcë bandat që shkaktuan dhunën.

Në aktet e fundit të dhunës, persona të armatosur vranë pesë persona në një furgon në Bakuba, në Jug të Bagdadit. Në kryeqytet persona të armatosur vranë një komentator sporti të televizionit shtetëror Iraqia, gazetari i tretë që vritet këtë javë në Bagdad këtë javë.

Në veri të vendit, ushtria amerikane thotë se dy gra irakiane vdiqën pasi forcat e koalicionit hapën zjarr ndaj makinës me të cilën ato po udhëtonin kur ajo nuk zbatoi urdhrin për t’u ndaluar. Policia irakiane thotë se gratë po shkonin në maternitet, por nuk është e qartë nëse ndonjëra prej tyre ishte shtatzënë.//lk