Alberto ul shpejtësinë

Meterologët amerikanë thonë se paralajmërimet rreth uraganit Alberto janë shndërruar në stuhi tropikale ndërsa i afrohet Gjirit të Floridës.

Qendra amerikane e motit thotë se shpejtësia e erërave të Albertos është ngadalësuar duke arritur në 85 kilometra në orë. Mbi 20 mijë persona u urdhëruan dje të largohen nga shtëpitë e tyre në Florida, ndërsa Alberto fuqizohej në Gjirin e Meksikës.

Guvernatori i Floridës Jeb Bush ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe u ka kërkuar banorëve në zonat e ulëta bregdetare që të zbatojnë urdhrat e detyrueshëm për evakuim. Alberto është stuhia e parë së cilës i vihet emër në sezonin e uraganëve të oqeanit Atlantik që filloi më 1 qershor.//lk