Arkitektët në Nju Jork paraqitën një projekt të rishikuar të grataçielës që do të ngrihet në vendin ku ngrihej Qendra Botërore e Tregtisë, që u shkatërrua në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.
Kryearkitekti David Çaillds paraqiti planin për një fasadë të re për bazën e Kullës së Lirisë 540 metërshe të lartë, pas kritikave se projekti i mëparshëm i ngjante një bunkeri. Panelet prej xhami në formë prizmi do të mbulojnë bazën me beton që i reziston bombave.
Projekti i mëparshëm i pjesës së jashtme të godinës ishte me panele prej metali. Kryearkitekti Çajllds thotë se projektuesit ende po punojnë për panelet e reja, për të zgjidhur shqetësimet për sigurinë. Panelet do të copëtoheshin në copëra të vogla, në rastin e një shpërthmi, për të shmangur dëmin e madh. Ndërtuesit thonë se kulla do të jetë gati në vitin 2010.//lk