Një komision i senatit amerikan tha se do të zhvillojë seanca dëgjimore javën e ardhshmë për rikandidaturën e John Boltonit si ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara.
Presidenti Bush e emëroi zotin Bolton në këtë post përkohosisht vitin e kaluar gjatë një sezoni pushimesh të kongresit.
Demokratët dhe një republikan, George Voinoviç i shtetit të Ohios bllokuan votimin për kandidaturën e tij. Ata theksuan shqetësimet rreth kritikave të zotit Bolton në të kaluarën ndaj Kombeve të Bashkuara dhe keqtrajtimit të vartësve të tij në kohën kur shërbente në departamentin e shtetit gjatë mandatit të parë të presidentit Bush.
Tani senatori Voinoviç e ka ndryshuar mendimin e tij për zotin Bolton dhe thotë se ai ka demonstruar aftësi për të formuar një konsensus me vendet e tjera në organizatën botërore.
Udhëheqësit republikanë thonë se shpresojnë të konfirmojnë pa vonesë zotin Bolton në këtë post. Mandati i zotit Bolton përfundon nga fundi i vitit.