Chantal Chamandy - një zë i ri nga Lindja e Mesme

Një këngëtare me origjinë nga Lindja e Mesme po bën emër në Shtetet e Bashkuara. Chantal Chamandy po reklamon në tregun amerikan albumin Love Needs You ku gërshetohen elementët e muzikës arabe, latine dhe evropiane.

Chantal Chamandy e ka origjinën nga shumë vende ashtu sikurse edhe muzika e saj që nuk i përket vetëm një zhanri. Por nuk ka asnjë për tu shqetësuar për këtë këngëtare kanadeze me origjinë libaneze dhe egjyptiane. Për shumë ajo ka shumë kohë që është një legjendë e muzikës falë zërit të saj shoqërues në Dancin the Night Away nga Voggue. Për të tjerë, u deshën 24 vjet para se ajo vetë të shijonte suksesin me të njëjta përmasa me CD e re Love Needs You duke u ngjitur në krye të klasifikimeve me këngën You Want Me.

Një vit më vonë ajo shënon përsëri sukses me baladën Feels Like Love ku shoqërohet nga kitaristi dhe ish vokalisti i grupit Gipsy Kings, Chico Castillo. Kënga, thotë Chantal, rrezikoi të përfundonte pa u përfshirë në album. Kur e dëgjoja mendoja se nuk i përshtatej albumit tim pasi ishte pak më kontemporare. Ndjeva se asaj i mungonte diçka, kështu që kërkova ndihmën e Chico Castillos. U bëmë miq menjëherë. Shkuam në studio. I dhashë një gotë verë dhe i thashë - A mund ta këndosh këtë këngë në anglisht – Ai nuk kishte kënduar asnjëherë në anglisht por insistova ta këndonte në anglisht dhe pasi e dëgjova këngën me zërin e tij tingëllonte shumë ndryshe.

Në album janë të gjitha zhanret që nga rroku, muzika e diskove dhe baladat e fuqishme. Lidhja që i mban ato së bashku është këngëtarja me shumë rrënjë. Influenca e Lindjes së Mesme është e pakundërshtueshme, por në të ka edhe ngjyrime aziatike dhe evropiane. Është jnë përzierje e muzikës pop me atë të Lindjes së mesme, latine... pak nga të gjitha. Të gjithë mund të marrin diçka prej andej. Është si menuja e një restoranti, thotë ajo.

Duke reklamuar CDnë e re në Amerikë vetë disa ditë pas konfliktit të fundit midis Izraelit dhe Libanit këngëtarja nuk i fshehu dot emocionet për të afërmit që ka atje. Ëndra ime është të vazhdojë të kem sukses në mënyrë që një ditë të mund të ndryshojë diçka si artiste.