Nasrallah thotë se i vjen keq për rrëmbimin e dy ushtarëve izraelitë

Udhëheqësi i Hezbullahut, Hasan Nasrallah, tha se i vjen keq për rrëmbimin e dy ushtarëve izraelitë, incident që shkaktoi më shumë se një muaj luftime me Izraelin.

Nasrallah i tha dje televizionit libanez se nëse do të kishte parashikuar se rrëmbimi do të çonte në një luftë të tillë ai nuk do ta kishte bërë atë.

Ai tha gjithashtu se Italia dhe OKB-ja kanë treguar interes për të marrë pjesë në bisedimet e mundëshme për një shkëmbim të burgosurish midis Izraelit dhe Hezbullahut. Hezbullahu rrëmbeu dy ushtarë izraelitë gjatë një depërtimi në kufirin izraelit më 12 qershor.

Ky akt u bë shkas për 34 ditë luftime midis Izraelit dhe luftëtarëve të Hezbullahut, duke përhapur shkatërrim në Liban.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ka në plan të vizitojë sot Bejrutin. OKB-ja do të zgjerojë numrin e forcave në Libanin Jugor nga 2 mijë në 15 mijë trupa.//ii