Konservatorët mbajnë pushtetin në zgjedhjet lokale në Greqi

Në Greqi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale tregojnë një mbështetje të madhe për partinë konservatore në pushtet, Demokracia e Re.

Votimet u zhvilluan të dielën në 7 rajone, ku kandidatët nuk mundën të siguronin një fitore në raundin e parë, i cili u zhvillua javën e kaluar.

Partia Demokracia e Re fitoi dy nga prefekturat ndërkohë që kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste PASOK, e opozitës, fituan në 5 zona.

Së bashku me rezultatet e raundit të parë, partia konservatore në pushtet do të kontrollojë 30 nga 54 qeveritë lokale të Greqisë si dhe 2 qytetet më të mëdha të vendit, Athinën dhe Selanikun.

Kryeministri Kostas Karamanlis, thotë se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë mbështetjen nga populli grek të programit të reformave ekonomike.

Zgjedhjet e ardhëshme të përgjithshme në Greqi do të mbahen në vitin 2008.