Bashkimi Evropian ka rënë dakord t’i heqë gradualisht kontrollet në kufi për 10 vendet më të reja anëtare, me kushtin që të plotësojnë standartet e sigurisë dhe ato teknike. 15 vende brenda dhe jashtë BE-së janë anëtare të së ashtuquajturës zonë e Shengenit dhe nuk u nënshtrohen më kontrolleve në kufijtë e përbashkët.
Qytetarëve të këtyre vendeve gjithashtu nuk u duhet më të kalojnë nëpër pikat e kontrollit në aeroporte dhe porte brenda kësaj zone. Marrëveshja e arritur sot përfshin heqjen me faza të kontrolleve në pikat kufitare për vendet e reja anëtare të BE-së, duke filluar nga dita e fundit e vitit 2007.
Deri në mars të vitit 2008, do të hiqen edhe kontrollet në porte dhe aeroporte për vendet e reja anëtare. Vendet e Evropës Lindore që janë anëtarësuar në BE në vitin 2004 janë ankuar se janë përjashtuar nga zona e Shengenit. Zyrtarët e BE-së thonë se problemet me një sistem të ri kompjuterash e vonuan procesin. //rd//