Kina konfirmon rastin e një të prekuri me virusin H5N1

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thonë se një fermer është infektuar me variantin vdekjeprurës të virusit H5N1 të gripit të shpendëve, rasti i parë pas shumë muajsh i infektimit me njerëz në Kinë.

Ministria kineze e Shëndetësisë njoftoi sot se fermeri 37-vjeçar kishte shfaqur shenja të sëmundjes që më 10 dhjetor, por Qendra Kineze për Luftimin e Sëmundjeve e konfirmoi të hënën faktin që ai ishte infektuar me H5N1.

Ministria kineze e Shëndetësisëtha se pacienti ishte shëruar plotësisht dhe të shtunën kishte dalë nga spitali në provincën An-Hui. Kjo ministri nuk bëri të ditur se si e kishte marrë sëmundjen pacienti. Një zëdhënës tha se njerëzit që kishin patur kontakt me të sëmurin ishin vënë nën vëzhgim por nuk kishin shfaqur shenja të gripit të shpendëve.