Prokurori i Përgjithshëm amerikan dëshmon mbi programin e përgjimeve

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Alberto Gonzales po përballet me pyetje rreth një programi të debatueshëm që lejoi përgjimet brenda vendit pa lejen e gjykatës.

Zoti Gonzales po dëshmon sot para Komisionit të Senatit për Drejtësinë, një ditë pasi njoftoi se programi i përgjimit do të zbatohet pas miratimit nga Gjykata e Zbulimit të huaj, një organ sekret i pavarur.

Demokratët e komisionit e pyetjen zotin Gonzales se pse u desh kaq shumë kohë për këtë ndryshim. Presidenti Bush autorizoi në mënyrë sekrete programin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Egzistenca e programit nuk u njoftua deri nga fundi i 2005.

Programi lejonte qeverinë që të përgjonte pa lejen e gjykatës telefonatat dhe mesazhet elektronike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, për individët që mendohej se kishin lidhje me terrorizmin.

Prokurori i Përgjithshëm Gonzalet njoftoi dje senatorët përmes një letre se përgjimi tani e tutje do bëhej me lejen e gjykatës, dhe se presidenti Bush nuk do të përpërtëriste programin pas skadimit të afatit të programit. Veprimtarë të të drejtave civile akuzuan se programi shkelte të drejtat kushtetuese dhe private.