Iraku njoftoi për një konferencë të fuqive botërore dhe rajonale që do të mbahet në Bagdad më 10 mars, për të diskutuar mënyrat për stabilizimin e gjendjes në Irak.
Qeveria e Irakut tha se u ka bërë ftesë vendeve fqinje dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të marrin pjesë në takim.
Shtetet e Bashkuara dhe Siria e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në konferencë. Irani po e shqyrton ftesën.
Shtëpia e Bardhë tha se pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në takim nuk do të thotë se ato e kanë ndryshuar politikën e tyre ndaj Iranit dhe Sirisë. Zëdhënësi i Shtëpisë të Bardhë, Tony Snow, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të zhvillojnë bisedime të drejt për drejta me Iranin dhe Sirinë në këtë konferencë.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Sirinë dhe Iranin për nxitjen e dhunës në Irak. Të dy vendet i hedhin poshtë akuzat. //iç//