Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Afganistan thonë se 16 civilë afganë kanë mbetur të vrarë mbas një sulmi vetvrasës dhe një prite që persona të armatosur i bënë një autokolone amerikane.
Burime ushtarake bëjnë të ditur se forcat hapën zjarr sot mbasi një person përplasi makinën e tij të mbushur me lëndë plasëse me autokolonën pranë qytetit lindor të Jalalabadit. Zyrtarët amerikanë thanë se forcat u përfshinë mbas shpërthimit në luftime me kryengritësit.
Zyrtarët thanë se nuk dihet nëse civilët u vranë nga ushtarët apo forcat militante. Megjithatë, policia afgane njoftoi se duket se disa prej civilëve janë vrarë nga të shtënat e ushtrisë amerikane.
Shkëmbimi i zjarrit, nxiti protesta tek qindra banorë të zonës, të cilët bllokuan rrugën dhe goditën policinë me gurë. //ad//