Kosovë: Debat politik mbi qeverisjen e vendit

Udhëheqësit kryesorë të pozitës dhe opozitës në Kosovë këmbyen fjalë të rrepta rreth mënyrës së qeverisjes së vendit.

Pasi Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, siguroi që koalicioni aktual i partisë së tij, Lidhja Demokratike, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të qeverisë, kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, e cilësoi qeverisjen aktuale të dështuar. //az//