Michael Leigh: Forcat politike të gjejnë frymën e dialogut

Drejtori i përgjithshëm i Komisionit Europian për Zgjerimin Michael Leigh beri sot sërish thirrje që forcat politike shqiptare të gjejnë frymën e dialogut mes tyre. Miratimi i reformave është mirë të ketë një konsensus tërësor, kombëtar në mënyrë që të realizohen, deklaroi zyrtari i lartë i Bashkimit Europian në përfundim të një takimi me kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që edhe në takimet e tjera ai ka përsëritur të njejtën thirrje edhe për zgjidhjen e çështjes së presidentit të ardhshëm.