Është thënë më parë, se teknologjia krijohet më tepër për t’u shërbyer moshave të reja. Por kjo thënie nuk qëndron më.
Në kohën tonë, kur telefonët celularë po bëhen përherë e më të vegjël dhe më të komplikuar, një kompani elektronike në Austri ka prodhuar një telefon celular posacerisht për personat 50 vjeç e lart.
Firma austriake "Emporia", e ka quajtur telefonin e ri “Telefoni i jetës”. Ai ka butona të mëdhenj, ku numrat janë të mëdhenj, rreth 7 centimetra, pra që lexohen shumë me lehtësi. Ata janë në ngjyrë portokalli dhe sfodi ku vendosen, është njëngjyrësh, që e lehtëson leximin e tyre edhe nga njerëzit që nuk shohin mirë.
Në vend të kameras, apo aparatit per të dëgjuar muzike, qe e preferojnë të rinjtë, telefoni i ri ka një altoparlant dhe një funksion me vibracion tepër të gjatë, për ta lajmëruar të zotin për telefonatat.
Telefoni ka vetëm funksionet bazë të një celulari, që veprojnë me 4 butona, me të cilat dërgohen dhe merren telefonata dhe mesazhe me tekst, si dhe funksionin e numeratorit telefonik. Prodhuesit e telefonit thonë se një numër të moshuarish që e kanë provuar telefionin e ri e kanë pëlqyer atë. Tani për tani, ky lloj telefoni kushton 190 Euro.//lk