Mijëra turq protestuan sot kundër qeverisë pro islamike

Mijëra turq u mblodhën sot në qytetin Denizel kundër qeverisë pro islamike të vendit. Demonstrata pro laike u zhvilluan edhe në Ankara, Stamboll, Izmir e Samsun. Protestuesit akuzojnë partinë në pushtet për minimin e sistemit laik.

Kryeministri Rexhep Erdogan ka shprehur mbështetje për ligjet laike të vendit, por kundërshatrët e tij thonë se ai ka plane të fshehta. Partia e tij ka kërkuar reforma politike pasi kandidati i saj për president nuk arriti të fitonte në votimin në parlament.

Kryeministri Erdogan thirri zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare për shkak të mos gjetjes së një zgjidhjeje politike.

Partia kryesore e opozitës, prolaike Republikane e Popullit dhe partiaa majtiste Demokratike kanë krijuar një aleancë për të sfiduar zgjedhjet./al/