Mijëra spektatorë janë mbledhur në Londër për të parë paradën e përvitshme shumëngjyrëshe, që shënon zyrtarisht ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth.
Shiu nuk pushoi sot, ndërsa qindra ushtarë me xhaketa të kuqe marshuan nga Pallati Buckingham, për në Sheshin Trafalgar, në paradën tradicionale nje shfaqje madhështore e ushtrisë britanike në ceremoninë e rastit.
Mbretëresha, e veshur me një kostum dhe kapele jeshile, parakaloi me karrocë së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Philip. Ky është përvjetori i 81-të i ditëlindjes së Mbretëreshës që ne fakt është më 21 prill.
Sipas një tjetër tradite, mbretëresha nderoi sot paradite një numër personash për shërbimet e tyre. Shkrimtari Salman Rushdie, gazetarja Christiane Amanpour dhe ish agjenti i dyfishtë i KGB-së Oleg Fordievsky u nderuan kete vit në ditëlindjen e mbretëreshës. //kk//