Së shpejti në treg "telefoni inteligjent"

Interesimi rreth paijesjes më të re të firmës kompjuterike Apple ka arritur kulmin, ndërsa kjo po bën përgatitjet e fundit për nxjerrjen në treg telefonin e ri celular iPhone që do të thotë Telefon Inteligjent. Kjo pajisje komunikuese mund të përdoret jo vetëm si telefon, por edhe për të dëgjuar muzikë, për të parë video, si aparat fotografik, për të hyrë në internet dhe për të komunikuar me email. Iphone del në shtitje të premten në Shtetet e Bashkuara.

Pritja për këtë telefon filloi që në muajin janar kur Steve Jons i firmës Apple shpalli prodhimin e parë të kësaj kompanie për tregun e telefonëve celularë. Që nga ajo kohë, çmimet e aksioneve të firmës Apple u rritën mbi 40 përqind. Xhon Shinal është redaktor i revistës Market Watch.

“Është një nga ato rastet që nxit investimin edhe pse kjo nxitje mbështet vetëm në optimizmin rreth asaj që do të ndodhë në të ardhmen”.

Dhe parashikimet për sukses janë të mëdha. Apple përllogarit se vetëm nga shitja e iphonëve deri vitin tjeter të nxjerrë 10 milionë dollarë fitime. Thirrjet e Steve Job se me këtë telefon, firma Apple ka shpikur një teknologji të re që punon si me magji, e ka shtuar optimizmin e konsumatorëve.

Xhenifer Boone është kryteknologe pranë Shoqatës së Konsumatorëve të pajisjeve eletronike. Ajo mendon se entuziazmi rreth telefonit të ri është i justifikueshëm, pasi jo vetëm që ndihmon konkurencën e mirë në këtë industri, por edhe i ngre prodhimet e këtij lloji në një shkallë më të lartë cilësie. Iphone është për gjithçka, për të dëgjuar, për të parë, për të nxjerrë në fotografi dhe për të hyrë në internet, pavarësisht se ku ndodhesh.

Ekspertja parashikon se kjo që sot shikohet si gjë e rrallë tek iphonën, shumë shpejt do të jetë e pranishme në të gjitha prodhimet e pajisjeve portative elektronike, dhe Apple ka hedhur hapin e parë.

Por çmimi 499 dollarë për këtë telefon, nuk është i përballueshëm për të gjithë. Jenifer Boones thotë se kjo shumë nuk është e vogël dhe beson se çmimi do të shihet me habi edhe nga shumë konsumatorë.

IPod është një tjetër prodhim i firmës Apple. Kur kjo pajisje doli për herë të parë në treg në vitin 2001, kjo firmë shiti afro 400 mijë iPod. Analistët parashikojnë se ditën e daljes në treg, Apple mund të shesë 200 mijë iPhone. Shitja e iPhoneve fillon të premten në mbrëmje në dyqanet e kompanisë Apple dhe nëpërmjet kompanisë A.T.&T, që siguron shërbimin telefonik për këtë telefon. //iç//