Forcat e policisë së Vlorës arrestuan sot 12 persona, gjashtë prej të cilëve pjesëtarë të policisë së Sarandës.
Të arrestuarit akuzohen për bashkëpunim në trafikun e emigrantëve të paligjshëm drejt Italisë. Arrestimet u kryen sot në Sarandë pas një urdhëri të Prokurorisë së Vlorës. Policia tha se gjashtë prej të arrestuarve janë oficerë të komisariatit të Sarandës dhe shërbenin në sektorin e policisë kufitare.
Sipas burimeve zyrtare aktiviteti kriminal i tyre hetohej prej katër muajsh nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar provat materiale, si dhe janë dokumentuar fakte për cdo të ndaluar, tha në një njoftim polica e Sarandës. Të arrestuarit janë transferuar me elikopter në drejtim të Vlorës ku do të vijojnë hetimet.
Pak kohë më parë edhe policia e Gjirokastrës goditi një grup trafikantësh të emigrantëve mes të cilëve disa zyrtarë të lartë të polcisë vendore.