NASA thotë se anija e hapësirës Endeavour është shkëputur nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në përgatitje për t’u kthyer në tokë më herët se sa ishte parashikuar.
Agjencia amerikane e hapësirës ka në plan ta ulë anijen të martën, një ditë para afatit, për t’ju shmangur uraganit Dean i cili mund të kërcënojë qendrën e kontrollit të NASA-s në Hjuston të Teksasit.
Anija e hapësirës pritet të ulet në Kejp Kanaveral të Floridës. Anija Endeavour qendroi në stacionin orbital rreth nëntë ditë, gjatë të cilave bënë katër ecje në hapësirë.//kk//