Irani prodhon një bombë të re

Irani thotë se ka prodhuar një bombë të re të telekomanduar 900 kilogramëshe, e cila mund të lëshohet nga flota e vjetëruar e avionëve luftarakë F-4 dhe F-5 të prodhimit amerikan.

Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike e bëri dje njoftimin për bombën e re. Njoftimi u transmetua edhe sot nga televizioni shtetëror. Agjencia iraniane e lajmeve tha se bomba, e quajtur Qased, ose Lajmëtari, është një ndër bombat moderne të telekomanduara më të fuqishme të botës. Agjencia tha se bomba do të paraqitet gjatë veprimtarisë “Java Qeveritare” që fillon nesër.