Refugjatët serbë pas konfliktit të Kosovës

Ndërkohë që raundi i ri i bisedimeve Beograd –Prishtinë fillon nesër në Vjenë të Austrisë, një nga çështjet themelore mbetet kthimi i personave të zhvendosur. Ndonëse ka patur kthim të paktë të serbëve për të jetuar në Kosovë, shumë të tjerë shprehen skeptikë rreth një kthimi të mundshëm.

Zarko Zivaljeviç, një refugjat serb nga Kosova, po pret me pa durim raundin e ri të bisedimeve rreth të ardhmes së Kosovës, me shpresën se se do t’i vijë fundi përvojës së hidhur të familjes së tij.

52 vjeçari Zivaljeviç u largua nga Kosova në vitin 1999, pas sulmeve ajrore të Natos që synonin t’i jepnin fund dhunës së Beogradit në Kosovë. Gruaja, fëmijët dy vëllezërit me familjet e tyre dhe prindët e tij, ishin mes një grupi prej rreth 200 serbësh që u larguan së bashku. Disa u kthyen më vonë, por shumica u vendosën në Serbinë qendrore me të afërmit e tyre apo në kampe refugjatësh. Tetë vite më vonë, jeta për të mbetet e vështirë.

Familja e tij e cila kishte një fermë në dalje të Pejë, në Kosovën Perëndimore dhe një apartament në qytet, tani jeton në barakat e refugjatëve në dalje të Beogradit. Ata thonë se shtëpia e tyre në Pej banohet nga një familje shqiptare dhe përpjekjet për ta marrë atë kanë dështuar. “Unë do kthehem në Kosovë. Mendoj se mund të jetojmë së bashku nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron me të vërtetë që të dy vendet të jetojnë në paqe”, thotë Zarko Zivaljeviç.

Momentalisht ata jetojnë në një ndërtesë të vjetër që ka ujë të rrjedhshëm por jo në kushte të mira sanitare, ku telat elektrikë varen në tavan. “Unë do të kthehesha edhe në se Kosova do të bëhej e pavarur. Nuk më intereson se kush e qeveris Kosovën. Ajo që më intereson është shtëpia se ku do të jetoj, të tjerat s’kanë rendësi. Ne kemi nevojë të lëvizim lirshëm në Kosovë dhe të na sigurohen pronat”, thotë Zarko Zivaljeviç. Statusi i refugjatëve të Kosovës ka qënë një nga çështjet kryesore të besedimeve serbo-shqiptare.

Beogradi ka kërkuar kthimine tyre si pjesë e marrëveshjes përfundimtare. I pyetur rreth jetës në Kosovë, Milenko Zivaljeviç, vëllai më i madh i Zarkos, thotë se kishin marrëdhënie të mira me fqinjët shqiptarë. “Ne jetuam në paqe me shqiptarët, por jo nga ana politike, Nuk e di kujt t’ia vë fajin. Dhe tani po e shihni se ku jtojmë në barraka. Ne u dëbuam nga shtëpitë.” Serbët në Kosovë jetojnë në enklava të izoluara të mbrojtur nga trupat e Natos.

Bisedimet njëvjeçare mbi statusin të ndërmjetësuara nga OKB-ja dështuan vitin e kaluar që t’i japin zgjidhje çështjes, dhe një raund i ri bisedimesh u kërkua kohët e fundit pasi Rusia hodhi poshtë një plan të përkrahur nga perëdimi që i jepte Kosovës pavarësi të mbikqyrur. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian e kanë përkrahur planin Ahtisaari, duke thënë se ishte zgjidhja më e mirë dhe duke paralajmëruar se vonesa të mëtejshme mund të çojnë drejt tensioneve të reja. Edhe pse ka kalur një periudhë e gjatë kohe, tensionet janë akoma të larta dhe Kosova mbetet vatra e fundit e mundshme nga konfliktet ballkanike të viteve 1990. //rd//