FMN-ja emëron ish ministrin francez të financave Strauss-Khan si drejtor të ri

Fondi Monetar Ndërkombëtar emëroi sot ish ministrin francez të financave Dominique Strauss-Khan si drejtor të ri.

58 vjeçari Strauss-Khan e pranoi postin, duke u zotuar se do të zbatojë me shpejtësi reformat e nevojshme në këtë institucion. Ai do të zëvëndësojë Rodrigo Raton të Spanjës, i cili jep dorëheqjen muajin e ardhshëm.

Tradicionalisht një evropiano-perëndimor ka drejtuar fondin që nga formimi i tij 60 vjet më parë ndërsa një amerikan drejton Bankën Botërore.

Rusia u përpoq të sfidonte procesin tradicional duke emëruar një tjetër kandidat – Josef Tosovski, ish ministri çek i financave. Shumë vende në zhvillim po bëjnë thirrje gjithshtu për refomimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Detyra kryesore e FMNsë është të nxjerrë vendet në zhvillim nga problemet ekonomike. Por vetë FMNja po përballet tani me probleme, përfshirë shkurtim të fondeve. Vëzhguesit thonë se FMN-ja ka nevojë të ndryshojë procesin e saj të votimit për të pasqyruar fuqinë ekonomike të Kinës dhe Indisë. //iç