1.5 milion gra vdesin çdo vit nga shkaqe që lidhen me shtatëzaninë dhe lindjen

Në një raport të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore thuhet se më shumë se një milion e gjysmë gra vdesin çdo vit nga shkaqe që lidhen me shtatëzaninë dhe lindjen, duke theksuar se përparimi global ka qënë i ngadaltë në pakësimin e vdekjeve të tilla.

Aty thuhet se rënia vjetore e nivelit të vdekshmërisë së nënave me më pak se një përqind është shumë e ulët për të përmbushur Qëllimin e OKB-së për Zhvillimin e Mijëvjeçarit, nismë që bën thirrje për pakësimin e vdekjeve me 75 për qind para vitit 2015.

Në raportin e publikuar sot, thuhet se 99 përqind e këtyre vdekjeve ndodhën në vendet në zhvillim, kryesisht në Afrikën nën-sahariane. Veçanërisht ky rajon nuk ka bërë pothuajse aspak përparim gjatë 15 viteve të fundit për të plotësuar objektivin.

Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë i tha Zërit të Amerikës se qindra mijëra gra afrikane vazhdojnë të vdesin pasi janë të varfëra dhe kanë kufizime për të marrë kujdes të kualifikuar shëndetësor. //iç//