Një grevë në Afrikën e Jugut mund të kërcënojë mbajtjen e Kampionatit Botëror 2010

Sindikata e fuqishme kombëtare e punëtorëve të minierave në Afrikën e Jigut thotë se punëtorët e ndërtimit në të gjitha vendet ku po bëhen punime për stadiumet për Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 2010 mund të hyjnë në grevë nëse punëdhënësit nuk plotësojnë kërkesat e tyre për shpërblime dhe kushte më të mira sigurie.

Një koordinator rajonal për sindikatën thotë se nëse nuk arrihet një marrëveshje sot, drejtuesit e sindikatës do të caktojnë një datë për fillimin e grevës.

Mbi një mijë punëtorë në Durban, ndërprenë punën javën e kaluar një nga 10 stadiumet e Afrikës së Jugut që po ndërtohen apo riparohen për Kampionatin Botëror. Sindikata thotë se shqetësimet për shpërblimet dhe kushtet e sigurisë janë të njëjta në të gjitha vendet ku po bëhen ndërtime për kampionatin e vitit 2010, përfshirë një sistem të transportit publik në Johanesburg. //kk//