SHBA: Debat i kandidatëve republikanë

Këtu në Shtetet e Bashkuara, kandidatët republikanë për në zgjedhjet presidenciale, zhvilluan mbrëmë një debat, ku pati disa nga replikat më të ashpëra lidhur me imigracionin e paligjshëm.

Debati u zhvillua në qytetin St. Petersburg të Floridës dhe u organizua nga rrjeti televiziv CNN dhe faqja elektronike, U-Tub. Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Juliani, e akuzoi guvernatorin e Masachusetsit, Mitt Romney se kur ishte guvernator jetonte në një vilë të madhe, ku ishin punësuar imigrantë të paligjshëm.

Por zoti Romni, që është paraqitur shumë mirë në anketimet për zgjedhjet paraprake në shtetet Iowa dhe New Hampshire, i mohoi këto akuza. Ai tha se do të ishte një veprim shumë “jo-amerikan”, sipas fjalëve të tij, të kontrolloje dokumentet e çdo personi që e flet anglishten me theks të huaj. Ndërsa senatori John McCain, i cili ka qenë i burgosur gjatë luftës në Vietnam, e shfrytëzoi debatin për të folur kundër përdorimit të torturave. //rd//