Lavrov paralajmëron trazira në se shqiptarët shpallin pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov paralajmëroi përsëri se çdo shpallje e njëanëshme e pavarësisë nga shqiptarët e Kosovës mund të provokojë trazira separatiste në pjesë të tjera të botës.

Zoti Lavrov tha se pavarësia e njëanëshme e Kosovës mund të shërbejë si një precedent i rrezikshëm dhe të minojë stabilitetin në vende si Maqedonia dhe Bosnja. Ai i bëri komentet për agjencinë qipriote të lajmeve.

Në një zhvillim tjetër, ish shefi i shtabit të ushtrisë britanike i cili komandoi forcat e NATO-s kur ato hynë në Kosovë në vitin 1999, thotë se dështimi në arritjen e një marrëveshjeje për statusin ka krijuar një gjendje kaotike.

Në një shkrim të botuar sot në gazetën britanike Sunday Telegraph, Gjenerali Mike Jackson paralajmëron se gjendja në Kosovë është jashtëzakonisht e paqendrueshme dhe ka mundësi të keqësohet më tej. Ai tha se serbët në Kosovë i kanë braktisur shtëpitë e tyre pasi mendojnë se do të bëhen objekte sulmesh. //rd//