Vritet gjenerali i lartë i ushtrisë libaneze

Shpërthimi i një makine bombë vrau një oficer të lartë të ushtrisë libaneze dhe të paktën dy persona të tjerë në një qytet të krishterë në rrethinat e Beirutit.

Një deklaratë e ushtrisë thotë se gjenerali Fransua al-Haxh, kreu i operacioneve ushtarake, u vra nga shpërthimi sot në mëngjes në Baabda. Më shumë se 10 të tjerë u plagosën. Zyrtarët thanë se shpërthimi i makinës bombë dëmtoi disa ndërtesa aty pranë dhe dogji disa makina. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gjeneralit Haxh, e cila pason vrasjen e tetë figurave anti-siriane në Liban gjatë dy viteve të fundit. Siria ka mohuar përfshirjen në këto sulme.

Shtëpia e Bardhë e dënoi sot vrasjen e gjeneralit Haxh. Një zëdhënës tha se kjo është një periudhë e rëndësishme ndërkohë që Libani përpiqet të ruajë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të zgjedhë presidentin e ri. //rd//