Rusi: Medvedev heq dorë nga një debat i planifikuar televiziv

Në Rusi, kandidati kryesor për president, Dmitri Medvedev, hoqi dorë nga një debat i planifikuar televiziv. Një zëdhënës i tij tha se kandidati zgjodhi më mirë punën dhe takimin me votuesit, se sa sipas fjalëve të tij, të kufizohej brenda një studjoje televizive.

Analistë politikë rusë thonë se janë të mendimit që Medvedev nuk do të fitonte asgjë nga ballafaqimi me rivalët e tij. Por zyra e kandidatit të Partisë Komuniste, Genadi Zygunav, e kritikoi vendimin e zotit Medvedev, duke thënë se edhe kandidati i tyre nuk do të merrte pjesë në debatin televiziv. Zëvendëskryeministri Medvedev është kandidati i zgjedhur nga Presidenti rus Vladimir Putin, si pasuesi i tij, në zgjedhjet e 2 marsit.

Anketimet tregojnë se Medvedev kryeson ndjeshëm garën me rivalët e tij, Zyuganov dhe dy kandidatët e tjerë të regjistruar, Vladimir Zhirinovski, i Partisë Liberal Demokrate dhe Andrei Bogdanov, i Partisë Rusia Demokratike.//rd//