Presidenti Putin kritikon Shtetet e Bashkuara dhe Naton për zgjerimin ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për zgjerimin ushtarak drejt kufijve rusë dhe tha se vendi i tij do t'u përgjigjej "kërcënimeve të reja", duke modernizuar sistemet e armëve.

Duke folur sot në Kremlin, zoti Putin tha se "është e qartë, se në botë po fillon një garë e re armatimesh". Por ai tha se Rusia nuk do të zhytet në të.

Zoti Putin po ashtu preku një numër çështjesh të tjera gjatë fjalimit të tij, duke përmbledhur vizionin e tij për Rusinë gjatë 12 vjetëve të ardhshëm. Ai foli për ato që ai mendon se janë arritjet e tij kryesore, që nga koha e ardhjes në pushtet, si rritja e pagave, shtimi i investimeve të huaja dhe shtypja e kryengritjes në Çeçeni. //rd//