Shqipëri: PD, PS afër në qëndrimet e tyre për reformën zgjedhore

  • Armand Mero
    Tiranë

Në Shqipëri dy partitë më të mëdha duket se janë afruar në qëndrimet e tyre për reformën zgjedhore. Por kryetari i partisë socialiste kërkoi sot angazhimin e shpejtë të komisionit të posaçëm për realizimin e kësaj reforme. Pak më vonë edhe kryeministri Sali Berisha u shpreh se brenda javës duhet të nisë konkretizimi i punës për sistemin elektoral. Nga ana tjetër duke iu drejtuar më shumë aleatëve të vet, kryetari socialist tha se puna për reformën duhet të jetë ballafqim argumentash larg akuzave.