Forcat ndërkombëtare kontrollojnë shtëpitë e familjarëve të Karaxhiçit

Forcat ndërkombëtare të sigurisë në Bosnje-Hercegovinë kontrolluan shtëpitë e pjesëtarëve të familjes së të dyshuarit për krime lufte, Radovan Karaxhiç.

Trupat e Bashkimit Europian të mbështetura nga NATO dhe policia serbe e Bosnjes, kontrolluan sot shtëpinë e gruas së Karaxhiçit, Liljana, shtëpinë e vajzës së tij Sonja dhe të ish fqinjit të tij Smijlka Popov, në periferi të Sarajevos.

Një zëdhënës i BE tha se kontrollet e sotme, kishin për qëllim të gjenin të dhëna, që do t’i ndihmonin në operacionet e vazhdueshme për gjetjen e të dyshuarit për krime lufte. Karaxhiçi dhe komandati i tij ushtarak, Gjenerali Ratko Mlladiç, i kanë shpëtuar drejtësisë që kur gjykata e krimeve të luftës e Kombeve të Bashkuara, i akuzoi ata në vitin 1995 për krime lufte dhe genocid për rolin e tyre në konfliktet në Ish Jugosllavi në vitet 90-të. Një sërë kërkimesh në shtëpitë e të afërmve dhe familjarëve të Karaxhiçit nuk kanë ndihmuar ende për kapjen e tij. //rd//