Greqia i dorëzoi pishtarin olimpik organizatorëve të lojrave verore të Pekinit gjatë një ceremonie në Athinë që një grup i vogël protestuesish u përpoq ta pengojë.
Ndërkaq zyrtarë gjermanë thanë se kancelarja Angela Merkel ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojrave. Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Shtajnmajer tha se as ai dhe as ministri i sporteve Wolfgang Shojble nuk do të merrnin pjesë në ceremoni.
Të martën e kaluar presidenti francez Nikolas Sarkozi sugjeroi bojkotimin e ceremonisë. Disa ministra të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian thanë dje në Slloveni se do të prisnin për të marrë një vendim.
Qendrimi zyrtar i Bashkimit Evropian ka qenë t’i bëhet Kinës thirrje për maturi dhe për dialog me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit Dalai Lama. //ii