Festivali i Kanës në Minutat e Hollivudit

Nga data 14 deri në datën 25 maj, qyteti i Kanës në Francë, ka pritur dhjetra kineastë, aktorë, regjizorë, duke u shndërruar kështu në kryefjalën e biznesit kinematografik për momentin. Prodhimet e emrave të Hollivudit, spikasin për çmimet e mëdha, por dhe kinemaja evropiane nuk mbete prapa, me filmat e realizuar nga kineastët italianë, belg e francez. E diela në mbrëmje do të shpall dhe fituesit e kësaj gare 10 ditore të kinemasë botërore.

20 filma artistikë me metrazh të gjatë konkurrojnë për Palmën e Artë të Festivalit të 61 të Kanës. Mes tyre spikasin “Changeline”, “Che”, “Blindnes”, ”Lornas’s silence”, dhe ”Sangue pazzo” etj Premiera e filmit “Changeline”, tërhoqi vëmendjen e medias, pasi në tapetin e kuq mbrëmjen e premierës së këtij filmi, zbritën yjet më në zë të Holliwodit; Anzhelinë Zholi, Brad Pit, regjizori i filmit Klint Istvud, Nik Nolte, Sharon Stone, Tim Robins etj. Filmi tregon për një nënë të cilës i kanë rrëmbyer fëmijën e saj. Zholi thotë se për këtë rrol është frymëzuar nga nëna e saj, e cila u nda nga jeta pak muaj më parë.

Pjesmarrës në këtë festival është dhe filmi ”Lornas’silence” “Heshtja e Lornës”, me aktore protagoniste kosovaren Arta Dobrusha. Ajo interpreton një vajzë shqiptare, e cila tenton të pajiset me pasaportën belge, duke u martuar me një shtetas belg, përdorues heroine. Këtu zë fill dhe fabula e filmit”Lorna’s silence”.

Në kategorinë e filamve me metrazh të shkurtër, konkurrojnë rreth 15 filma, mes të cilëve “The Desire”, “Megatron”, “Love you more” etj. Në paraqitjet e tyre përpara gazetarëve aktoret dhe aktorët më të famshëm të momentit kanë gjetur rast të tërheqin vëmendjen e prodhuesve të filamve për problematikat që ka kjo industri.

Kështu Gwineth Paltrow, shpjegon se sa e vështirë është të jesh në këtë biznes, kur nuk je më 25 vjeç, dhe kur shkëputesh për pak kohë prej tij. “Mendoj se Holliwodi ka kujtesë të dobët, dhe duke parë se është shtuar përzgjedhja e aktoreve të reja, të bukura dhe në formë fizike, mendoj se shumë shpejt nuk do të ketë vend për mua në atë biznes”- thotë Palthrow. Një tjetër film i cili tërhoqi vëmendjen e kritikës, ishte dhe filmi italian ”Sangue Pazzo”, ku interpretojnë Monika Beluçi dhe Luca Zingaretti.

Ky film bazohet në historinë e vërtetë të dashurisë së aktores italiane të vitev 1940 Luisa Ferida dhe të dashurit të saj problematik Osvaldo Valentini. Belluci thotë se , subjekti i filmit është vendosur në një moment të rëndësishëm të historisë italiane.

Festivali i Kanës do të ulë siparin në datën 25 maj, ku në mbrëmje juria e tij do të shpallë fituesit për çmimin e Palmës së Artë, çmimin për talentet e reja, çmimin për filmin më të mirë me metrazh të shkurtë, si dhe çmimi Kamera e Artë. //rd//