Turqia dhe BE-ja shkëmbejnë replika për procesin e anëtarësimit

Ministri i Jashtëm turk, Ali Babaxhan krititoi të martën në Bruksel një shtet anëtar të Bashkimit Evropian për shprehjen e dyshimit, nëse Turqia e ka vendin në këtë bllok tregëtar. Zoti Babaxhan tha se ngritja e një çështjeje të tillë ndikon negatisht në vazhdimin e reformave në shkallë të gjërë në Turqi.

Mendohet se zoti Babaxhan i referohej Francës, pasi presidenti Sarkozi ka shprehur rezerva rreth anëtarësimit me të plotë në BE të Turqisë, vend me popullsi kryesisht myslimane.

Nga ana e tij, komisioneri i BE-se për zgjerim, Oli Ren tha se mosmarrëveshja kryesore rreth Qipros së ndarë po pengon bisedimet paraprake për anëtarësim të Turqisë.

Ai tha se bisedimet me qeverinë e Ankarasë mbi çështje që kanë të bëjnë me Qipron nuk do të fillojnë, derisa Turqia të lejojë aeroplanët dhe anijet greke të hyjnë në portet turke për qëllime tregtare.