Ndryshime të mëdha klimatike në SHBA gjatë dekadave të ardhëshme

Një raport shkencor i qeverisë amerikane bën të ditur se gjatë dekadave të ardhshme në Shtetet e Bashkuara do të vihen re ndryshime mjaft të mëdha klimatike, të shkaktoara në radhë të parë nga aktivitetet e njriut.

Raporti i quajtur “Vlerësime Shkencore të Efekteve të Ndryshimeve Globale në Shtetet e Bashkuara", arrin në përfundimin se ngrohja e tokës do të ketë një ndikim të gjerë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm se dimri do të jetë i butë dhe vera e nxehtë, por ndryshimet e klimës do të ndikojnë tek reshjet, rezervat ujore, aktivitetet e uraganëve, nivelit të detit, pordhimit bujqësor, prodhimit të energjisë, diversitetit biologjik dhe shëndetit të njerëzve.

Raporti, i shkruar nga Këshilli Kombëtar i Presidentit Bush për Shkencën dhe Teknologjinë, i është dërguar Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Në të paraqitet një pamje shqetësuese për më shumë fronte të nxehta dhe zjarre të pakontrolluar, mungesa të rezervave të ujit në rajon që varen nga shkrirja e dëborës në male, përmbytje më të mëdha dhe erozion të bregdetit, stuhi dhe uragane më të fuqishme, ndërprerje dhe zhvendosje të ekosistemeve dhe rrezik dështimi në prodhimin e drithërave. Raporti gjithashtu parashikon ndryshime gjeografike të vendbanimeve të njerëzve, rritjen e numrit të vedkjeve si shkak i nxehtësisë dhe rritje të rrezikut për disa sëmundje.

Në raport theksohet se ndryshimet klimaterike janë një fenomen i komplikuar, por arrin në përfundimin se “mbi klimën ekziston një influence e madhe njerëzore”. Në veçanti, aktivitetet njerëzore që prodhojnë dioksidin e karbonit, të ashtuquajtura “efekti serë”, shihet si dëmi kryesor.

Në qoftë se përkrahet nga Presidenti Bush, raporti do të sjellë një ndryshim në opinionin e administratës mbi ndryshimet klimaterike. Për vite me rradhë, Presidenti Bush i ka mbajtur qëndrimin se, derisa të ketë të dhëna të forta se po vihen re ndyshime klimaterike, nuk ka arsye të qarta dhe kërkohen studime të mëtejshme përpara implementimit të çdo iniciative të gjerë dhe të kushtueshme për të luftuar këtë fenomen.

Në raport nuk jepet ndonjë rekomandim i veçantë për politikat për të luftuar ndryshimet klimaterike, por duket sikur në të sygjerohet se pakësimi i efektit serë do të kishte përfitime. Pavarësisht, në raport theksohet se disa ndryshime klimaterike janë të paevitueshme, pavarësisht masave të marra, sepse një pjesë e ngrohjes do të jatë pasojë e gazrave që tashmë janë çliruar. //iç//