Maqedonia para zgjedhjeve

Partitë politike në Maqedoni zhvilluan aktivitetet e fundit të fushatës para zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

Manifestimet e fundit u zhvilluan dje në mesditë, duke shënuar fillimin e heshtjes elektorale. Anketat e opinionit publik tregojnë se partia konservatore, VMRO-DPMNE, e kryeministrit Nikola Gruevski do të dale si grupi më i madh në parlament e pasuar nga Unioni Social-Demokrat dhe 2 partitë shqiptare.

Qeveria shumë-etnike e Maqedonisë ka qënë në krizë për disa muaj me radhë për shkak të rrugës së reformave, përpjekjeve për të zgjidhur papunësinë, që kap shifrën e 30 për qindëshit, dhe të drejtat e pakicës shqiptare.

Ligjvënësit votuan mbi shpërbërjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi vendet anëtare të NATO-s në takimin e tyre në Bukuresht në muajin prill nuk i bënë Maqedonisë ofertën për t’u anëtarësuar. //rd//