Policia shqiptare bllokon një grup emigrantësh afganë

Policia shqiptare bllokoi një grup emigrantësh afganë, të cilët ishin duke hyrë nga Greqia në Shqipëri pa dokumente qendrimi. Policia tha se grupi i afganëve u zbulua në pikën e kalimit të kufirit të Kapshticës, në një makinë me targa turke. Trafiku i shtetasve afganë dhe kurdë ka vënë në lëvizje policinë shqiptare, e cila tani është duke hetuar destinacionin e tyre. Ndërkaq zyrtarë të lartë të policisë shqiptare bënë të ditur një paketë masash për krijimin një klime sa më të favorshme për sezonin turistik. //iç//