Rupel i bën thirrje Shkupit për zgjedhje të drejta dhe  të lira

  • Isak Ramadani
Komuniteti ndërkombëtar i kërkoi përsëri Maqedonisë që të dielën, më 15 qershor, të zhvillohet një proces i qetë dhe demokratik i rivotimit. Ministri slloven i Punëve të Jashtme Dimitrij Rupel, vendi i të cilit është kryesues i radhës i Bashkimit Evropian, ishte sot në Shkup për t'u bërë thirrje autoriteteve që zgjedhjet të zhvillohen të lira dhe demokratike.//lk