Kosovë: Parlamenti miraton shpërbërjen e TMK-së dhe formimin e Forcës së re të Sigurisë

Deputetët e parlamentit të Kosovës miratuan ligjin për shpërbërjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe formimin e Forcës së Sigurisë, duke përgatitur kështu infrastrukturën ligjore para 15 qershorit kur hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës. Autoritetet në Prishtinë thanë se ligji i miratuar u përshtatet standardeve të NATO-s. //iç//