Arabia Saudite njoftoi se është gati të prodhojë më shumë naftë nëse konsumatorët kanë nevojë për të me synimin për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së energjisë, që ka shkaktuar trazira shoqërore dhe ekonomike në gjithë botën.
Ministri saudit i naftës Ali al-Naimi tha se mbretëria mund të prodhojë edhe dy milionë e gjysëm fuçi në ditë në se kjo kërkohet nga konsumatorët. Arabia Saudite është eksportuesja më e madhe e naftës në botë.
Kjo ofertë e ministrit al-Naimi është pjesë e një plani më të gjerë të Mbretit saudit Abdullah, të cilin ai e paraqiti sot në Xheda në një takim të nivelit të lartë të thirrur për të diskutuar krizën për energji me pjesëmarrjen e prodhuesve dhe konsumatorëve kryesor të naftës.
Mbreti saudit u zotua të japë një miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra që të përballen me çmimet e larta të karburantit.
Udhëheqësi saudit tha se spekullimet dhe taksat e larta të karburantit po ngrenë çmimet. Mbreti Abdullah tha se Arabia Saudite e ka rritur prodhimin me 200 mijë fuçi në 9 presje 7 milionë në ditë. //rd//